Ka disa ditë që Beatrix po shprehet e shqetësuar për marrëdhënien e saj me Donaldin, duke ditur historinë që ky i fundit ka pasur me Bora Zemanin.
Pas disa ditësh duke thënë se ndihet në siklet për krejt këtë ngjarje, Beatrix sot është shfaqur e shqetësuar edhe për komentet që bëhen në rrjete sociale, duke ditur se ka qenë vetë ajo e cila ka përkrahur çiftin Bora-Donald.
“Nuk e di çka mund të thonë jashtë. Ka njerëz që e shohin ndryshe, shkrujnë ndryshe, se edhe situata qysh ka qenë. Unë vetë i kam mbështetur kur kam qenë jashtë të dy, më kanë pëlqyer. Se di, s’kam bërë kurrë asgjë, që t’i afrohem ose ta ngacmoj”, tha Beatrix në një bisedë me Arjolën
Puthja e parë mes Donaldit dhe Beatrixit në shtëpinë e Big Brother VIP ka ndodhur dje.
Pak ditë pasi shprehën pëlqimin për njëri-tjetrit, nuk ka vonuar dhe tanimë ata kanë shkëmbyer puthjen e parë në buzë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Derisa ishin në dhomën e gjumit, të shtrirë te krevati i Donaldit, ai e puth atë në buzë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.