Këngëtari i njohur Afrim Muçiqi thotë se nëse seancat e Kuvendit mbahen, atëherë mos të anulohen as ahengjet familjare.
Ai është pajtuar plotësisht më kolegun e tij, Labinot Tahiri derisa ky i fundit ka kërkuar të mbahet edhe protestë për këtë çështje.
“Unë pajtohem plotësisht me Labinotin, absolutisht po. Edhe unë si anëtar edhe si artist i profesionit, i bashkangjitem kësaj thirrje jo tepër me qenë ekstreme por po du me ia shtu edhe Labinotit edhe të tjerëve, se kur ka mundësi që në Parlament të Kosovës të mblidhet me 200 veta pse s’ka mundësi në restorant ku sot janë shumë të mirë, të organizohen dasma jo me 500 vetë por me 200 po”, ka thënë ai në TV Dukagjini.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.