×
  • Show Time
  • -->
    Show Time

    Selena Gomez në lot për emigrantët e dëbuar nga SHBA: Të gjithë njerëzit e mi po sulmohen, do të doja të bëja diçka

    Reporteri
    28 Janar 2025 | 10:41

    Presidenti i sapo zgjedhur i SHBA-ve Donad Trump ka nisur programin e tij të dëbimit të emigrantëve të paligjshëm ashtu siç premtoi edhe gjatë inaugurimit të tij.

    Kjo ka prekur thellësisht artisten Selena Gomez me origjinë meksiko-amerikane.

    Aktorja dhe këngëtarja 32 vjeçare shpërndau një video në rrejtet e saj sociale në të cilën, duke folur për dhimbjen e saj për politikat e dëbimit të Presidentit Trump, për familjet e ndara meksikane dhe për fëmijët e përfshirë, ajo nuk ishte në gjendje të mbante lotët : “Të gjithë njerëzit e mi janë sulmuar, fëmijët, nuk e kuptoj. Më vjen shumë keq, do të doja të bëja diçka, por nuk mundem. Nuk di çfarë të bëj. Unë do të përpiqem të bëj gjithçka, ju premtoj.”

    Kjo video u fshi nga artistja pak orë më vonë, por gjithsesi ajo tashmë e kishte bërë xhiron e rrjetit.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!