Edhe modelja shqiptare, Arbenita Ismajli, i doli në mbrojtje Dua Lipës pas postimit të flamurit autokton që ajo e bëri në Instagram.
Pas këtij veprimi, serbët që dikur e ndiqnin në rrjete sociale tani më nuk po e bëjnë një gjë të tillë, por ky fakt nuk po e brengos aspak modelen.
“Ndjekësit serb (ose kushdo që më urren) më bëjnë ‘unfollow’ sepse e bëra ‘repost’ postimin e Dua Lipës rreth fakteve për hartën e shqiptarëve”, ka shkruar Arbenita pranë imazhit.
Kujtojmë se para disa minutash Dua ka sqaruar gjithçka me një postim në Instagram. Ajo tha se nuk ka dashur që të nxis urrejtje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.