Shërbimi në internet për seriale dhe filma, Hulu, ka nisur projektin e ri të adaptimit të librit “Rodham” të autorit Curtis Sittenfeld në një serial.
Siç transmeton Variety, ngjarja do të zhvillohet “në një botë”, ku Hillary Clinton nuk ishte martuar me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton. Shikuesit do ta kenë mundësinë ta përcjellin jetën e një vajze të re ambicioze, e cila jeton në pjesën e dytë të shekullit 20.
Mirëpo, për dallim prej skenarit që tashmë ka ndodhur – në të cilin Hillary martohet me Billin – në këtë serial do të paraqitet si do të ishte jeta e saj nëse nuk do të martohej me Clintonin. Seriali do të bazohet në libri e publikuar në maj të këtij viti, i cili për një periudhë të shkurtë u shndërrua në librin më të shitur në New York. Hulu ka realizuar edhe një serial dokumentar për ish-Sekretaren e Shtetit të titulluar “Hillary”, nga i cili tashmë janë publikuar katër episode.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.