×
  • Show Time
  • Show Time

    Sërish mike? Jasmin Kadriu sqaron raportin e saj me Sara Malajn

    Reporteri
    14 Maj 2021 | 12:56

    Dy, tashmë ish-konkurrentet, Jasmin dhe Sara kishin krijuar një miqësi solide në emisionin e dashurisë, “Për’puthen”.


    Përgjatë rrugëtimit të tyre, raporti i tyre ishte krisur, dhe jo rrallë herë konfrontimet e tyre degradonin deri në thumba. Ato nuk ndiqeshin më as në rrjete sociale.

    Por, me kalimin e kohës gjithçka u rregullua, dhe para publikut ato sërish u shfaqën të afërta. Kjo ngriti pikëpyetje në mesin e ndjekësve, që donin të dinin se çfarë ka ndodhur.

    Të gjithë situatën mes vajzave, e sqaroi vetë Jasmin me anë të një postimi në Instagram, teksa i përgjigjej pyetjes së një ndjekësi.

    “Unë kisha nj. pyetje. Si fillim je nona vetë, por ti me Sarën sikur ishe zënë, nuk flisje, tani bashkë në foto”, e pyet një nga ndjekësit.

    “A mundem unë të kem të drejtën të zihem e pajtohem me dikë? Po, e kam. Sa jam e papjekur aq jam edhe e logjikshme. Papjekuria sjell veprime dhe fjalë të nxituara, logjika sjell zgjidhje Unë ja gjeta anën edhe @iamsaramalaj, më falni që “ju preva në besë”, i është përgjigjur ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!