Aktorja e famshme amerikane 62 vjeçe ka publikuar më në fund librin e saj të ri. Duket se pandemia e coronavirusit me izolimin në shtëpi bënë që Sharon Stone të finalizojë librin e saj që trajton një tematikë me rëndësi.
Libri mban titullin: E bukura e të jetuarit dy herë ku përfshin përvojat personale të aktores. Libri do të dalë në treg me datë 20 mars të vitit që vjen.
Në postimin në Instagram ku ka zbuluar dhe coverin bardhezi, Sharon Stone ngacmon me një pjesë ku tregon se çfarë ka mësuar:
Mundësia më beri që të shkruaj këtë libër. Mundësia për tu rritur dhe për ta ndarë eksperiencën time. Unë kam mësuar të fal të pafalshmit. Shpresoj që teksa ndaj rrugëtimin tim, edhe ju do të mësoni të bëni të njëjtën gjë.
Libri do të lancohet edhe në formatin eBook dhe audio.
https://www.instagram.com/p/CDwCb87Jkg6/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.