Në rrugët e Tiranës kanë marshuar qytetarët për të shprehur pakënaqësitë e tyre për rrëzimin e Teatrit Kombëtar.Zgjati rreth dy orë e gjysmë protesta e thirrur nga artistët dhe aktivistët për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Në protestë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të forcave politike por pa protagonizëm. Ndërkohë, teksa artistët mbanin fjalën para qytetarëve u regjistruan edhe disa incidente.
Fillimisht një person i identifikuar nga policia hodhi lëndë plasëse në turme duke lënduar edhe qytetarë.
Ndërkohë, burime për abcnews.al bëjnë me dije se po ashtu incidente u shkaktuan edhe nga një grup të rinjsh të një organizate politike.
Këta të fundit, mësohet se ishin kundër pjesëmarrjes së përfaqësuesve të opozitës në protestën e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.