Sindi është rikthyer pas një jave pezullim, në studion e PërPuthen, pas debatit që kishte me Mevlanin dhe me Julin.
Ajo u ka kërkuar falje të gjithëve ndërkohë, ajo i ka dhënë edhe një përqafim Muratit.
Më tej e ka uruar këtë të fundit edhe për ditëlindje, gjë që nuk arriti ta bënte në puntatën më parë për shkak se u largua nga skena.
“Jam rikthyer dhe ishte një javë le të themi me reflektime. Ndihem mirë që jam këtu prapë.
Si fillim doja të kërkoja një falje shumë të sinqertë të gjithë konkurrentëve, produksionit, Top Channel.
Për sjelljen time të ekzagjeruar. Nuk u ndjeva mirë, as unë kur i pash.
Duhet ta kisha përballuar ndryshe.
Doja ti kërkoja falje edhe Muratit se kishte edhe ditëlindjen atë ditë.
Si dhe ishte takimi jonë. Nëse mundem ti ofrojë një përqafim. Jam shumë më e qetë.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.