×
  • Show Time
  • Show Time

    Shifra marramendëse: Mbi 25 mijë euro një dalje në publik i kushton Leonora Jakupit

    Reporteri
    03 Janar 2021 | 19:10

    Leonora Jakupi, përveçse një këngëtare mjaft e talentuar dhe një figurë mjaft e hijshme e showbizit, është dhe mjaft e diskutuar për veshjet e saj të shtrenjta, të cilat e kanë kthyer jo rrallëherë në subjekt të lajmeve rozë.


    Fakti që ajo nuk kursehet, sidomos kur vjen fjala te shfaqjet në ekran, e ka vendosur sërish në vëmendje.

    Leonora Jakupi, e cila ishte e ftuar së fundi në emisionin “Shiko kush LUAN” , u shfaq si përherë tejet e kuruar, me një fustan dhe xhaketë latex-i në ngjyrë kafe.

    Por ato që ranë shumë në sy ishin dhe aksesorët e këngëtares. Faqja, “What they wearin” pretendon se për këtë dalje, këngëtarja duhet të ketë shpenzuar një shifër marramendëse.

    Vetëm ora mendohet të ketë një çmim prej 25.400 euro, ndërsa vathët e markës “Louis Vuitton” mendohet të kenë kushtuar 490 euro. Leonora vetë nuk ka bërë asnjë pohim për këtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!