Modelja Diellza Kolgeci ka rikthyer në superformë linjat e saj të trupit vetëm pak ditë pasi u bë nënë për herë të parë.
Fundjavën e kaluar Diellza sjelli në jetë vajzën e saj me basketbollistin Fisnik Rugova.
Kushdo që ka menduar se Diellza po rri duike pushuar dhe po kalon kohë 100 % me vajzën e saj Helenën gabon.
Bukuroshja kosovare ka publikuar një ‘selfie’ para pasqyrës, ku shihet vetëm, ndërsa tregon trupin pas lindjes.
Nga trupi i saj vështirë ndokush se do e kuptonte se ajo ka lindur para ca ditësh, pasi shtatzënia duket se nuk ka lënë asnjë shenjë tek ajo. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.