Shikuesit e Eurovizionit janë alarmuar pas një paralajmërimi të një sulmi terrorist me bombë në qytetin Tel Aviv, ku po zhvillohet Eurosong, në Izrael.
Frika u përhap nga hakerat që kishin interferuar në faqen e internetit të transmetuesit izraelit ‘KAN’ gjatë natës së parë të Gjysmë Finales.
‘Rrezik i sulmeve me bombë! Ju lutemi largohuni! Izraeli nuk është i sigurt’-u shfaqën të shkrara në ekran këto thirrje të shoqëruara me pamje të animuara satelitore të një shpërthimi në qytet.
Përfaqësues të ‘KAN’ kanë treguar se brenda pak minutash kanë marrë në dorë kontrollin mbi këtë ngjarje duke thënë se kjo është një përpjekje nga Hamasi për të zotëruar këtë transmetim dixhital.
Kujtojmë se sonte do të mbahet nata e dytë gjysmë finale, ku do të këndojë dhe këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, e cila renditet e 14.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.