Me datën 27 korrik në qytetin e Mitrovicës saktësisht do të performojë reperi shqiptar i njohur si Unikkatil.
Ai në paralajmërimin që e ka bërë ka deklaruar se : “Me rastin e ribashkimit të Mitrovicës, me 27 korrik është e vërtetë që do të jem prezent”.
Ndërsa pjesë e këtij koncerti pritet të jetë edhe këngëtaren e muzikës popullore Shkurte Fejza.
E kontaktuar nga Indeksonline, këngëtarja ka thënë se me dëshirë të madhe do të jetë pjesë e këtij koncerti.
Kur u pyet se a do ta performojë këngën ‘Jo nuk ndahet Mitrovica’, ajo tha: “Po patjetër”.
Pritet që me datën 27 korrik Mitrovica të mbulohet ‘Kuq e Zi’ dhe atmosfera sigurisht se do të jetë elektrizuese.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.