×
  • Show Time
  • Show Time

    Shokon Kim Kardashian: Do haja jashtëqitje çdo ditë që të dukem më e re

    Reporteri
    02 Qershor 2022 | 11:00

    Kim Kardashian ka deklaruar se do të ishte e gatshme të hante jashtëqitje për aq kohë sa ajo do e mbante atë të re dhe të bukur.

    Në intervistë për ‘The New York Times’, ajo u pyet se çfarë do të bënte që të mbetej e re gjithmonë dhe padyshim përgjigja i befasojë të gjithë.

    “Do të provoj gjithçka. Nëse do të më thoshit se do të më duhej të haja jashtëqitje çdo ditë dhe do të dukesha më e re, mund ta bëja. Unë thjesht mund”, tha Kim me humor.

    Menjëherë pas publikimit të intervistës, në rrjet vërshuan komente të pafundme. Madje, sipas Page six, shumë komentues u tallën me të duke e pyetur nëse produktet e Skim janë të përbëra nga jashtëqitjet.

    Ndërkohë, Kardashian nuk ka reaguar ende, por po shijon romancën me komedianin Pete Davidson./abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!