Sarah ka befasuar Donaldin dhe Pajtimin me deklaratën e fundit, por jo vetëm. Blogerja, e cila është një nga banoret e Big Brother VIP, është shumë e dobët në matematikë.
“Nuk e di tabelën e shumëzimit”, i përgjigjet Sarah pyetjes së aktorit vlonjat, i cili nuk beson çfarë dëgjon. “Seriozisht?! Sa bëjnë 6 x 4 + 2?”, insiston Donaldi, teksa Sarah e ka të vështirë të japë përgjigjen e saktë.
Ndërkohë, ditëve të fundit marrëdhënia mes Sarës dhe DJ PM është ftohur, pasi që të dy kanë deklaruar se akoma nuk janë gati për një lidhje, ata kanë vendosur të shkëputen pak nga njëri-tjetri. Ditën e djeshme, teksa banorët po rrinin së bashku në oborr, DJ PM po bisedonte me Beniadën.
Sarah e vuri re këtë gjë dhe filloi ta ngacmoj banorin nga Kosova duke i thënë: “E ke mendjen të merresh me Beniadën gjithë ditën.”
Teksa, mbrëmë para se të flinte Beniada, Pajtimi i solli një gotë ujë, e më pas e puthi dhe përqafoi atë. E që edhe gjatë mëngjesit të sotëm, dyshja Pajtim – Beniada janë parë mjaft të afërt me njëri-tjetrin.
Kujtojmë, se para Beniadës, ajo filloi të shprehte xhelozi edhe ndaj banorës më të re, ish-konkurrentes së “Për’puthen”, Antonelës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.