Për shkak të situatës në të cilën ndodhemi tashmë prej disa muajsh, festivali ndërkombëtar i Eurovision, u zhvillua online.
Kjo ishte zgjidhja që kryetarët e festivalit vendosën këtë vit.
“ Fall from the sky” ishte kënga e cila përfaqësoi Shqipërinë, einterpretuar nga këngëtarja Arilena Ara.
Fituesi i festivalit u shpall grupi “Daði og Gagnamagnið”, përfaqësues i Islandës me këngën “Think about things”.
Në 5 vendet e para u renditën Islanda, Lituania, Rusia, Suedia dhe Belgjika.
Shqipëria arriti të kualifikohej në finale dhe u rendit në vendin e fundit me 63 pikë, 26 pikë nga juria dhe 37 pikë nga televotimi.
Ende është në diskutim e sipër fakti nëse Arilena do të na përfaqësojë sërish vitin tjetër në “Eurovision”, apo vendi do të zgjedhë një tjetër përfaqësues.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.