Ende po vazhdon të diskutohet për organizimin e dasmave dhe ahengjeve familjare këtë verë.
Të hënën e kësaj jave, këngëtarë të shumtë e pronarë të restoranteve protestuan para ndërtesë së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar që dasmat të mbahen.
Përderisa ende nuk ka një vendim mbi këtë çështje dhe rastet me COVID-19 ditëve të fundit kanë shënuar rritje, duket se ka këngëtarë të cilët kanë besim se dasmat do të mbahen.
I tillë është këngëtari i njohur shqiptar nga Maqedonia, Shpat Kasapi, i cili ka publikuar së fundmi për fansat e tij në InstaStory, një pjesë nga interpretimi i tij në një dasmë.
“Dasma sivjet, kësmet po“, ka shkruar Shpat Kasapi në mbishkrimin e videos në fjalë.
Këngëtari i cili tashmë duket se interpreton edhe në dasma pajtohet me kolegët e tij, që këtë verë duhet lejuar organizimet e tilla.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.