×
  • Show Time
  • -->
    Show Time

    Shpat Kasapi thotë se ndjehet si Sulltan

    Reporteri
    04 Janar 2021 | 8:31

    I ftuar në “E Diell”, Shpat Kasapi shprehet i gatshëm të tregojë për Selvije Jao dhe marrëdhënien që ka me të.


    Këngëtari tregon se jeton me Selvijen në shtëpinë e tij së bashku me të ëmën: “Shkon shumë mirë me mamin tim, jemi shumë mirë”.

    I pyetur nëse partnerja është xheloze, Shpati thotë se nuk ka problem të tilla sepse ajo e mirëkupton profesionin e tij – transmeton Top Channel.

    Gazetarja e ngacmoi për të ditur se kush gatuan për të, mami apo Selvija: “Gatuajnë të dyja, ndihem si sulltan”.

    Ditë më parë, këngëtari postoi një foto në profilin e tij në “Instagram” me shkrimin “Ne i thamë PO njëri-tjetrit, 24.12.2020”.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!