Blero dhe Afrona në podcastin “Talk ëith Afrona” kanë diskutu rreth ndarjes së tyre.
Blero ka thënë se ai është fajtori kryesor që u ndan pas 7 viteve.
“Pjesa kryesore e mosfunksionimit të martesës sonë jam unë dhe distanca mes nesh. U dasht me ardh në Zvicër edhe une me provu me jetu këtu por s’kthehet mo koha. Kokfortësia jem, gabimi u kon i jemi”, tha Blero.
Afrona tha se për të ndarja s’ka qenë e lehtë.
Unë kam gabu shumë që s’jemi ulë me i sqaru senet. Unë veç jom largu nga jeta jote sepse e kam pas një mllef mrena, vuajtje e dëshpërim. Për mu s’ka qenë e leht”, deklaroi Afrona.
Tutje ajo tha se një çift nuk martohet për me u nda por me qenë bashkë përgjithmonë, por që të dy janë fajtorë.
“Ne duhet me ja bo hallall njëri-tjetrit edhe me vazhdu tutje”, tha Afrona duke qarë.
Në këto momente edhe Blero shpërtheu në lot.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.