×
  • Show Time
  • Show Time

    “Më plase, më kupe krejt”, shpërthen debati mes Granitit dhe Fifit

    Reporteri
    22 Tetor 2021 | 16:03

    Një debat i papritur ka ndodhur gjatë ditës mes Fifit dhe Granitit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

    Mëngjesin e sotëm brenda shtëpisë së Big Brother janë futur disa vajza, ku do të rregullonin thonjtë e banoreve VIP, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Arditi, i cili ka qenë prezent në dhomën ku po rregulloheshin, i shoqëruar edhe nga Graniti, i ka teguar Fifit se ky i fundit ka ngacmuar vajzat që ishin futur në shtëpi.

    Kjo gjë ka nervozuar tej mase Fifin, e cila ka debatuar ashpër më pas me Granitin.

    Ajo i ka thënë atij që të paktën t’ia thotë nëse e sheh vetëm si shoqe, e jo të shkojë të ngacmojë vajzat tjera.

    “Djali i mirë, ti këqyri punët e tua, e unë të miat pra. Unë nuk jam duke luajtur me ty. Nuk ke nevojë të bësh të tilla biseda me ato, t’ju tregosh që ke kohë pa bërë seks”, i tha Fifi Granitit.

    Derisa Graniti mundohet të arsyetohet, duke e cilësuar thjesht si një shaka, Fifi shpërthen në të bërtitura.

    “Më plase, më kupe krejt”, përfundon Fifi./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!