Shpresa Gojani është këngëtarja kosovare që përveç se aktive në tregun muzikor, për 12 vite ishte edhe pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Gojani ka qenë anëtare e Gardës Ceremoniale të FSK’së.
Këngëtarja e njohur kosovare e muzikës popullore kishte treguar vetë në një intervistë së ka qenë pjesëtare e orkestrës frymore të FSK’së.
“Kam punuar edhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) si anëtare e bendit të Ushtrisë së Republikës së Kosovës. Kam qenë tromboniste”, ka thënë Shpresa Gojani.
Ajo tash banon në Francë dhe është bërë nënë e një vajze.
Kjo nuk e pengoi atë asnjëherë që të jetë aktive në skenën muzikore si këngëtare mjaft e kërkuar e muzikës popullore.
“Tani jam e aktivizuar edhe nëpër dasma të shumta që bëhen brenda dhe jashtë vendit tonë. Nuk është e vështirë të përshtatem me publikun tonë, sepse kemi një publik të mrekullueshëm”, thotë ajo.
Nga Shpresa, shpejtë prite projekte të reja për fundvit dhe koncerte jashtë vendit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.