×
  • Show Time
  • Show Time

    Shqipëria dështoi, Serbia shkon në finale të Eurovisionit – konsiderohet edhe si favorite për fitore

    Reporteri
    13 Maj 2022 | 10:38

    Është zhvilluar mbrëmë nata e dytë e Eurovisionit.

    Në garë mbrëmë ishin 18 shtete, nga të cilat 10 kanë shkuar në finale.

    Në mesin e tyre është edhe Serbia e cila u përzgjodh e fundit për finalen e madhe që do të mbahet të shtunën, shkruan Reporteri.net.

    Ana Gjuriq, emri artistik i së cilës është Konstrakta, po e përfaqëson Serbinë me këngën e saj ‘In Corpore Sano’ në konkursin e këngës Eurovision 2022.

    Serbia bëri debutimin e saj si një vend i pavarur në vitin 2007 dhe përfundoi duke fituar konkursin. Ata po shpresojnë për një sukses të ngjashëm këtë vit me kantautoren serbe Konstrakta, e cila konsiderohet si mjaft e favorizuar për të fituar.

    Kënga e saj madje u pëlqye shumë nga publiku dhe mbrëmë u përcoll me duartrokitje të mëdha.

    Shqipëria këtë vit në Eurovision u përfaqësua nga këngëtarja Ronela Hajati me këngën “Sekret”.

    Ajo ishte e para që performoi në natën e parë gjysmëfinale por u diskualifikua duke mos arritur ta prekë finalen, ndonëse kënga e Ronelës u pëlqye mjaft shumë nga publiku, duke arritur mbi 2 milionë klikime në Youtube për dy ditë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!