×
  • Show Time
  • Show Time

    Shqipja: Andi dhe Melisa janë bashkë

    Reporteri
    31 Janar 2021 | 22:21

    Ishte Shqipe Hysenaj, ish-konkurrentja e “Përputhen” që zbuloi lidhjen e Teas me Beartin e që rezultoi të ishte e vërtetë.


    Dy protagonistëve iu publikuan foto pri vate dhe lidhjen e konfirmuan edhe vetë ata.

    Dhe ja ku kemi sërish Shqipen që nxjerr çiftin e rradhës. Në një video live, ajo shprehet se Andi dhe Melisa janë bashkë. “Po ju gënjejnë dhe ju që jeni jashtë”-shprehet Shqipja duke shtuar se nuk ka asnjë kontratë për të cilën foli Andi në reagimin e tij.

    “Programi nuk të detyron të bësh asnjëlloj gjëje, kanë dashur e kanë bërë”-tha Shqipja.

    Kujtojmë që një lidhje mes Andit dhe Melisës u aludua edhe pak kohë më parë kur dyshes iu publikuan foto së bashku. Po ashtu edhe Fatjoni e akuzoi Melisën për një lidhje me një nga djemtë e programit. Si qëndron e vërteta mbetet për ta zbuluar!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!