Shfrytëzimi i jashtëligjshëm qendrave të masazhit për ushtrim prostitucioni është raportuar vazhdimisht në Shqipëri.
Këtë herë, është ish-konkurentja e “Për’puthen”, Shiqpe Hysenaj që tregon një histori të saj.
E Ftuar në “E Diell”, Shqipja thotë se të punonte si masazhatore ka qenë pasion për të. “Doja të studioja për të pasur këtë punë, por gjërat shkuan si shkuan dhe studioja marrëdhënie ndërkombëtare. Megjithatë, vendosa të shkoj në një qendër masazhi dhe të filloja punë, që të mësoja dhe profesionin”.
Por, siç thotë Shiqpja, gjërat nuk shkuan ashtu si mendonte.
“Pranuan që unë të punoja, edhe pse nuk e dija profesionin por më thanë do të merresh vetëm me burra. Ato vajzat që punonin atje, ishin me minifund, me reçipeta. Kur i pashë më shumë të zhveshura se të veshura i thashë vetes, nuk je për këtë punë”, ka deklaruar Shqipja.
Sipas Shqipes, bëhet fjalë për një qendër masazhesh në zonën e ish-Bllokut.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.