Shqipe Hysenaj edhe pas largimit nga ”Përputhen” vazhdon të komentojë ndodhitë brenda programit.
Së fundi, një zënkë mes Sindit dhe Julit, që ndodhi gjatë puntantës së të hënës ka nxitur debat në publik.
Lidhur me këtë, Shqipja ka diçka për të thënë, teksa thotë se i vjen shumë keq për atë që i ndodhi Julianit, ndërsa u bën thirrje konkurrentëve ta afrojnë.
“Duke qenë se shumë prej jush po më pyesin se çfarë mendimi kam për Julianin. E para më vjen jashtëzakonisht shumë keq sepse ai mezi integrohet në shoqëri dhe e dyta konkurrentët duhet ta afrojnë me se s’bën. Në jetë duhet t’i japim mundësi kujtdo që ta shfaqi veten për atë që është dhe mos shikoni vetëm aparencën”, tha ajo në një video në Instagram.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.