×
  • Show Time
  • Show Time

    Shqiptarja 17-vjeçare Jody Lulati, mahnit jurinë e “X Factor” në Greqi

    Reporteri
    26 Shtator 2019 | 19:50

    Shqiptarët vazhdojnë çdo herë e më shumë të shënojnë sukses jashtë vendit. Së fundmi, një 17-vjeçare me prejardhje shqiptare, e quajtur Jody Lulati, i bëri krenarë bashkëkombësit e saj me një paraqitje të shkëlqyer në “X Factor”, në Greqi.


    Emigrantja nga Shqipëria, vendosi të provojë fatin në spektaklin e talenteve, duke u paraqitur në audicionin e parë të “X Factor Greece”.

    Ajo interpretoi këngën “You know I’m no good” të këngëtares Amy Winehouse dhe mori komplimentet më të mira nga anëtarët e jurisë.

    Duke fituar zemrat e secilit prej tyre, ajo mori katër përgjigje “PO”, të cilat i japin asaj biletën për në fazën e radhës të konkurrimit.

    Jo të paktë janë shqiptarët që kanë shënuar suksese në konkurset e talenteve jashtë vendit, ndaj edhe Jody Lulatin kjo duket të jetë një ogur i mbarë, përderisa ka mbështetjen e bashkatdhetarëve të saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!