×
  • Show Time
  • Show Time

    Shtëpia e Bardhë godet Selena Gomez për videon ku qan për dëbimin e migrantëve

    Reporteri
    01 Shkurt 2025 | 14:03

    Shtëpia e Bardhë ka goditur këngëtaren Selena Gomez me një video si kundërpërgjigje për një postim të këngëtares, postim që u fshi më pas e ku Selena shihet duke qarë për dëbimin e emigrantëve pa dokumente.

    Në videon e postuar nga Shtëpia e Bardhë janë disa nëna të viktimave nga të huajt ilegal.

    “Ju nuk qani për vajzat tona”, u tha aty.

    Në video u përfshinë edhe disa pjesë të videos së Gomez, së bashku me intervistat e tri grave, fëmijët e të cilave dyshohet se u vranë nga njerëz pa dokumente.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!