Pak ditë na ndajnë nga nisja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, që në 13 janar ndez dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri e Kosovë.
Teksa produksioni po merret me përgatitjet e fundit, kurioziteti i publikut për konkurrentët, moderatorin apo opinionistët është i madh. Pak ditë më parë, nëpërmjet promos zyrtare, mësuam se prezantues i këtij edicioni do të jetë Ledion Liço.
Ndërsa sot, produksioni i jep përgjigje një tjetër pyetjeje: cilët do të ulen në kollkukët e opinionistëve? Për të tretin vit radhazi, ky pozicion i rëndësishëm i besohet themeluesit të fondacionit “Fundjave Ndryshe”, Arbër Hajdari.
Ndërsa krah tij, do të jetë deputetja Oriela Nebiaj.
Ori, që u largua nga televizioni kur mori detyrën e ligjvënëses, rikthehet në një rol të ri, për të komentuar banorët dhe të gjitha ngjarjet e “Big Brother VIP 3”, që si gjithnjë, premton të mbajë mbërthyer para ekranit publikun mbarëshqiptar. /TCH/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.