×
  • Show Time
  • -->
    Show Time

    Shumë marramendëse: Kaq është paguar secili aktor për ‘Friends: The Reunion

    Reporteri
    02 Qershor 2021 | 13:18

    Publikimi i ribashkimit të aktorëve të serialit Friends u bë gjatë javës së kaluar në HBO Max, dhe raportohet se shumica e fansave të tyre tashmë e kanë shikuar këtë speciale.


    I gjithë kasti i aktorëve i përbërë nga Jennifer Aniston, Courtney Cox, Lisa Kudrow, Matthew Perry, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer – u bashkuan për këtë speciale, ndërsa tani u zbulua shuma e parave që ata u paguan.

    Sipas Wall Street Journal, kastit fillimisht iu ofruan nga 1 milion dollar për këtë ribashkim, por ata me sa duket e hodhën poshtë këtë ofertë.

    Më pas, sipas Varuety, aktorët ranë dakord që të paguhen “të paktën” me nga 2.5 milionë secili.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!