Supermodelja Gigi Hadid ka luftuar për shumë gjatë një sëmundje, për të cilën mbase shumë prej jush nuk kishit dijeni. Bëhet fjalë për sëmundjen autoimune të trashëguar të quajtur “Hashimoto”.
Këtë sëmundje që prek tiroiden, modelja e ndau me publikun në vitin 2016, duke theksuar se përpos ndryshimeve që i shkakton në trup apo gjendjen emocionale, i është dashur të durojë dhe komentet e miliona njerëzve. Në shfaqjen e Victoria Secret ajo tha: “Nuk dua të humbas më peshë. Sikur muskujt t’i kisha në vendin e duhur dhe të pasmet e mia të ishin më të forta. Më ndodh shpesh të ulëras në jastëk pasi lexoj komentet apo siç thotë mami im të shkoj të bërtas në bregdet. Më qetëson…”
Edhe në 2018-ën, ajo u përball me një bullizim masiv online për ndryshimet në trup.
“Për ju që jeni të vendosur të keni pikëpyetje se pse ka ndryshuar trupi ime përgjatë viteve, mbase nuk e dini se unë jam diagnostikuar me Hashimoto që 17 vjeç. Ju që më quani jo perfekte për industrinë, duhet të mësoni të jeni më empatikë dhe jo të gjykoni pa e ditur historinë. Shpenzoni energjitë tuaja për të admiruar dhe jo për t’u bërë mizor ndaj dikujt”, ishte përgjigja e Gigi-t.
Kjo sëmundje çon në ulje të niveleve të hormonit të tiroides që shoqërohet me shtim në peshë, lodhje dhe kapsllëk. Gigi, emri i vërtetë i së cilës është Jelena Noura Hadid ka fituar çmimin internacional Modelja e Vitit që në 2016-ën dhe ka qenë në kopertinë të Vogue mbi 50 herë.
Në Shtator 2020 ajo ka sjellë në jetë vajzën e saj Khai, me ish-partnerin Zayn Malik. Që atëherë dyshja i ndanë rrugët, ndërsa sot modelja është në një lidhje romantike me yllin e Hollywood Bradley Cooper.