Adele ka treguar se si arriti të humbas peshë.
Këngëtarja e hitit ‘Hello’ i la të gjithë pa fjalë me format e saj trupore kur u shfaq në ditëlindjen e reperit të njohur Drake.
Me një fustan të zi prej kadifeje me shpatulla të zhveshura dhe me një rryp lëkurë në mes Adele shfaqet më elegante se kurrë. Po cili është sekreti i këtij fiziku?
Mediat shkruajnë se Adele ka mbajtur një dietë që quhet Dieta e Sirtfood dhe përfshin ushqime gruri me pak kalori, proteina, fruta dhe lëngje jeshile.
Ndjekësit e dietës lejohen të marrin vetëm 1000 kalori në ditët e para të saj, ndërsa në ditët e fundit lejojnë që ndjekësit të marrin deri në 1500 kalori, transmeton lapsi.
Këngëtarja ka punësuar edhe një trajner personal në L.A., për ta ndihmuar me ushtrimet fizike.
“Ajo bën 60-minuta ushtrime që përfshijnë kardio, trajnime dhe Pilates. Ajo gjeti një rutinë që po funksionon për të dhe po e shijon atë më shumë”, thotë burimi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.