×
  • Show Time
  • Show Time

    “Si ia bëre këtë Loredanës?”, Kiara Tito flet për “lidhjen” me Mozzik

    Reporteri
    30 Qershor 2022 | 9:21

    Moderatorja Kiara Tito ka qenë e ftuar në “Goca dhe Gra”, ku ndër të tjera u ndal te fotot që qarkulluan në rrjet, ku u hamendësua për një lidhje mes saj dhe reperit Mozzik.

    E gjitha nisi pas një fotoje, ku Mozzik shfaqej para pasqyrës ku tregohej këmba e një vajze, e cila kishte veshur një fustan jeshil. Gjithashtu qarkulloi dhe një foto e Kiarës me një fustan jeshil, identik si i vajzës në foton me reperin.

    Menjëherë Kiara reagoi duke shkruar: “Hello njerëz, më kanë ardhur këto foto në DM. Gjithashtu po lexoj edhe në portale, nuk para shprehem sepse përgjithësisht nuk i kushtoj rëndësi lajmeve nëpër portale (duke qenë se shumica mund të jenë edhe fake neës), por doja t’ju thoja që nuk jam unë personi në foto dhe përpara se të bëni lajme, ju lutem vërtetojini rrethanat. Ju falënderoj”.

    Por në programin “Goca dhe Gra”, prezantuesja dha detaje lidhur me thashethemet që qarkulluan.

    ” Isha në Prishtinë, kisha për të prezantuar një festival. Dhe mora një nga këto fustanet që janë seri, që i blejnë shumë vajza, markë e njohur dhe ekonomike. E mora me vete, e vesha, shkova për të bërë vetullat. Bëra një foto në pasqyrë. Në darkë pashë që po më bënin tag fansat e Mozzik. Më thoshin si ia bëre këtë Loredanës, si ia bëre Mozzikut. Sigurisht që ishte lajm i pavërtetë, duhet ta mohoja menjëherë”, u shpreh ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!