×
  • Show Time
  • Show Time

    Si rrallëherë, Kejvina ndan këtë foto me mamanë e saj dhe i dedikon fjalët prekëse

    Reporteri
    25 Prill 2020 | 17:10

    Me një kujtim nga fëmijëria, Kejvina Kthella ka zgjedhur t’i urojë ditëlindjen njeriut më të dashur të saj, mamasë.


    Ajo ka ndarë një foto ku shfaqet shumë e vogël në moshë në krahët e të ëmës, e veshur me të bardha.

    “Jam kaq me fat që kam një mama kaq fenomenale. Ti je e dashur, e mendueshme dhe kurajoze. Jam kaq me fat që kam një njeri gjeni në jetën time. Gëzuar ditëlindjen. Të dua. Më mungon shumë familja ime”, ka shkruar Kthella në postimin e fundit në rrjetet sociale.

    Kejvina ka ndarë rrallëherë momente me familjarët e saj, apo njerëzit më të dashur, duke i mbajtur ata larg vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale.

    https://www.instagram.com/p/B_YCz9oIINC/?utm_source=ig_embed

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!