Banorja e Big Brother Vip Kosova, Vivien Thano, dikur ishte protagoniste në emisionin e dashurisë “Love Story”. Por për dallim nga BBVK që po del të jetë vajza me fat në dashuri, që përkrah ka reperin Getinjo, Thano nuk pati fat me Saimirin, “Princin” e Love Story.
Me profesion menaxhere e Marketingut, Vivien u bë pjesë e “Love Story” në vitin 2020, atëherë kur që në takimin e parë puthi Saimirin.
Ky i fundit pas një debati që patën në studio i tha se e kishte puthur pa dëshirën e tij.
“Vivien më puthi pa dashur unë fare. Për mua një puthje nuk do të thotë asgjë” – kishte thënë Saimiri.
Vivien e thotë se “kam ardhur për ta gjetur njeriun me të cilin do ta kalojë jetën”.
“Për mua puthja nuk është faza embrionale e një lidhje” – vazhdoi tutje Vivien. Një javë pas diskutimit, “Më puthe e para pa dëshirën time”, në ceremoninë e trëndafilave, Vivien mbeti pa një të tillë dhe për të përfundoi aventura në spektaklin televiziv.
Megjithatë, Vivien dy vite më pas po vazhdon në aventurën në BBVK, atje ku po shijon romancën me Getinjon.
Së fundi, Getinjo dhe Vivien e kanë shijuar surprizën e “Vëllait të Madh”.
Ata janë parë në momente shumë intime njëri me tjetrin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.