Reperi me prejardhje shqiptare, Sin Boy ka rënë pre e një sulmi fizik nga persona të maskuar, ndërsa ishte në një transmetim ‘live’ në rrjetin social TikTok.
Incidenti ka ndodhur brenda një salloni flokësh në Athinë, qytet ku reperi aktualisht jeton.
Në videon që ka qarkulluar në internet, shihen të paktën dy burra të veshur në të zeza dhe me maska në fytyrë që futen në sallon dhe e sulmojnë papritur Sin Boy-n.
Ata fillojnë ta grushtojnë dhe ta godasin me stol, çka bën që Sin Boy të rrëzohet në dysheme në përpjekje për të mbrojtur veten.
Megjithatë, në internet po spekulohet mbi autenticitetin e sulmit, duke sugjeruar se videoja mund të jetë e inskenuar nga vetë reperi për të tërhequr vëmendje dhe për të rritur famën e tij.
Pamjet janë publikuar edhe në mediat e Greqisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.