Sinan Hoxha mbetet prej vitesh, padyshim ndër këngëtarët shqiptarë me më shumë koncerte, brenda dhe jashtë vendit.
Sidomos gjatë muajve të verës, ku koncertet dhe eventet janë më të shpeshta. Por duket se vapa ka bërë të vetën.
Këngëtari ka qenë së fundmi duke performuar në një koncert në Michigan në SHBA, ku në eufori e sipër këngëtari dëgjohet duke sharë.
I përfshirë nga patriotizmi mes shqiptarëve të SHBA-së, Sinan Hoxha nuk përmbahet dhe shan të gjithë serbët nga nëna.
Kjo video po qarkullon me shpejtësi dhe patjetër që nuk mungojnë edhe kritikat e shumta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.