×
  • Show Time
  • Show Time

    Sindi dhe Murati njiheshin më parë, konkurenti e thotë në studio

    Reporteri
    12 Janar 2021 | 9:26

    Ditën e djeshme, Sindi dhe Murati patën takimin e tyre të parë në Përputhen.


    Takimi ishte shumë romantik, me puthje dhe përqafime.

    Por, ajo që ndezi debate në studio ishte pyetja e Almendit, i cili e pyet Sindin nëse e ka njohur më herët Muratin.

    Almendi: Keni pasur njohje më parë?

    Sindi: Më ka bërë një krehje dhe kaq, kam dal nga salloni dhe nuk jemi parë më kurrë. Murati nuk e kam njohur më parë, thjesht kam shkuar një herë për një krehje flokësh, jo se e njoh si karakter. Nuk është një lojë, është thjesht një përshëndetje në sallon.

    Murati: Mendoj se nuk ka lidhje fare, po mendoja që të vija këtu para se të njihja Sindin. E kam bërë aplikimin para se të takoja Sindin. Thjesht i kam thënë që mendoj që të marr pjesë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!