×
  • Show Time
  • Show Time

    Sipas krijueses, çfarë mungoi te ‘Friends’

    Reporteri
    09 Qershor 2020 | 19:29

    Marta Kauffman e cila së bashku me David Crane krijuan sitcom-in më të famshëm të të gjitha kohërave, u emocionua gjatë festivalit virtual TV ATX 2020 kur u pyet se çfarë do të dëshironte të bënte ndryshe nëse do të kthehej pas në fillim të karrierës.


    “Do të doja të dija atë që di sot,” tha Kauffman me lot në sy. “Kërkoj ndjesë, thjesht do të doja të dija çfarë di sot. Do të kisha marrë vendime shumë ndryshe.”

    Ajo tha se “gjithmonë ka inkurajuar diversitetin”, por do të donte të kishte bërë më shumë. Kauffman i referohet mungesës së aktorëve të rasave të tjera në kast.

    Në janar, David Schwimmer, i cili luan rolin e Ross, u shpreh se ka patur një “qasje të vetëdijshme” për të sjellë më shumë diversitet në “Friends”. Ai theksoi se gjatë sezoneve, ka dalë nëpër takime me personazhe afro-amerikane dhe aziatiko-amerikane.

    “Friends” u transmetua në 1994-2004 dhe në shkurt u konfirmua një rikthim i sitcom-it, por nuk ka ende një datë ekzakte për shkak të pandemisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!