Këtë javë të gjithë banorët ishin në nominim brenda shtëpisë së Big Brother.
Në mesin e gjithë banorëve, ai më i votuari për të lënë shtëpinë ka qenë Sabiani, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Mirëpo, ky vendim nuk u prit mirë nga Iliri i cili menjëherë i kërkoi Arbanës që edhe ai të largohej.
Mirëpo, moderatorja i është përgjigjur duke thënë se të vijë fillimisht Sabiani në studio, e Iliri të marrë kohën e tij për të menduar.
Ky vendim nga ana e publikut ka habitur banorët, të cilët kanë shpërthyer në lot me ikjen e Sabianit.
Theksojmë se arsyeja pse të gjithë banorët dolën në nominim, ishte pikërisht për shkak se Sabiani, Iliri dhe Monika gjatë javës së kaluar kishin folur me kode, gjë që nuk lejohet sipas rregullave të Big Brother./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.