×
  • Show Time
  • Show Time

    “S’je Fifi që unë e njoh, ke bërë gabime, nuk të kam mësuar me bo gjeste të tilla”, babai e qorton ‘live’ Fifin

    Reporteri
    26 Tetor 2021 | 23:46

    Fifi ka qenë një nga protagonistet e natës së sotme në Big Brother VIP Albania.

    Ani pse ishte në krye të debateve të ashpra, për Fifin nuk ka munguar edhe një surprizë e përgatitur nga produksioni, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në dhomën e rrëfimit, këngëtares nga Kosova i është shfaqur një video ku ajo ka folur për familjen e saj, në veçanti për babain.

    Fifi ka treguar se prindërit e kanë mbështetur për çdo gjë, ani pse për hyrjen në Big Brother babai i saj nuk ka qenë plotësisht dakord.

    “Është mburoja ime”, u shpreh Fifi në klipin e dhënë.

    Këngëtarja ka treguar momentet e vështira që ka kaluar kur ajo u transferua në Shqipëri për të jetuar.

    “Nuk i kam pasur 10 mijë lekë për të shkuar në shtëpi”, thotë Fifi derisa lotët nuk i pushojnë.

    Në oborr ajo ka takuar babain e saj i cili i ka folur hapur këngëtares duke i thënë se nuk është as ajo q♪7 e njeh.

    “S’je Fifi që unë e kom pa, nuk të kam mësuar me bo të tilla gjeste. Duhesh me e ndihmu tjetrin e jo me i bo keq. Pse po e lëndon veten. Jeta nuk është me u lëndu. Shumë mirë të kanë folur ata që të thanë”, kanë qenë fjalët e babait për Fifin./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!