×
  • Show Time
  • Show Time

    S’ka më dyshime: Oriola Marashi në lidhje me futbollistin e njohur

    Reporteri
    21 Prill 2020 | 8:07

    Futbollisti i Shqipërisë Eros Grezda tregon se ndihet i lumtur që do të rinisë përgatitjet me skuadrën e Oshijekut në Kroaci.


    Në një prononcim për “Top Channel” 25-vjeçari foli dhe për pasionin e tij Formula 1, kompeticion që e ka ndjekur që në fëmijëri. Nga ana tjetër, ai pranoi lidhjen me modelen Oriola Marashi, me të cilën po kalon kohën në izolim.

    Ai shtoi se tortën e ditëlindjes së tij e kishte përgatitur vetë partnerja e tij. Rikthimi në stërvitje – Po, më në fund erdhi lajmi që mund të vazhdojmë stërvitjen. Do fillojmë të stërvitemi me grupe me trajnerin e Atletikës. Pastaj do të shikojmë se si do të shkojë situata, mbase mund të shkojmë në ndonjë vend për përgatitje. Ajo nuk dihet.

    Pasioni përveç futbollit – Si fëmijë kam qenë shumë i dhënë pas Formula 1. Kur mbaroj stërvitjen luaj online Formula 1.

    Ditëlindja – Nuk është se kam festuar ndonjë gjë, thjesht e kam kaluar në shtëpi. Më ka ndihmuar e dashura për tortën, dyshja atë ditë kishin publikuar imazhe duke gatuar ëmbëlsirën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!