Princ Valentino Corleone është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës për të qendruar një muaj në paraburgim.
Kjo vjen pas akuzave nga i ati i tij për kanosje dhe rrahje.
Corleone u transferua në BSL pasi në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë, ku Gjykata mori vendim që ai të dërgohet, nuk pati vend, raportojnë mediat.
Vali Corleone u arrestua më 21 mars, pasi dyshohet se ka kërcënuar babain e tij, duke tentuar që ta largojë nga shtëpia. Prokuroria kishte kërkuar ndalimin e tij në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë, me qëllim të synimit dhe vëzhgimit.
Teksa e dashura e tij ishte në dhomë duke fjetur, Vali dyshohet se ka hyrë dhe duke u bërtitur e ka kërcënuar babain e tij me fjalët “i ki afat 24 orë me ma liru shpinë se di çka të gjen”.
Menjëherë pas kësaj, i ati është larguar nga shtëpia dhe ka bërë kallëzim në polici.
Për shkak se raportet mes tyre janë të rënduara, Corleone, edhe pasi të dalë nga ambientet e burgut do ta ketë të ndaluar që të takojë familjarët e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.