Ndonëse Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndalohen dasmat për shkak të parandalimit të COVID-19, kjo duket se nuk u bën përshtypje këngëtarëve kosovarë.
Këngëtarët e mirënjohur, Afrim Muqiqi, Muhamet Sejdiu dhe Bajram Gigolli, kanë shkelur masat anti-COVID, duke këndur në një dasmë.
Në një video që ka siguruar Gazeta Online “Reporteri”, shihet një grumbull i madh i njerzëve të pranishëm një restorant diku në Kosovë.
Ndërkaq, Qeveria Kurti 2 përmes një komunikate për media, sot ka njoftuar se organizimi i dasmave është i ndaluar përkundër se dje kishte njoftuar se lejohet organizimi i tyre me pjesëmarrje deri në dhjetë persona.
“Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona, (mbledhjet, seminaret, trajnimet, homazhet). Përjashtimisht, pavarësisht numrit të personave, mbajtja e të pames dhe dasmave ndalohet”, thuhet në vendim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.