×
  • Show Time
  • Show Time

    Skandali i ri: Ana dhe konkurrenti i ri i “Përputhen” dyshohet të kenë kaluar natën bashkë

    Reporteri
    20 Shkurt 2021 | 12:47

    Rrjeti po zien nga aludimet se ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ana dhe konkurrenti më i ri i këtij program Arsimi, kanë qenë mbrëmë bashkë në një shtëpi.


    Këtë dyshime erdhën pasi të dy postuan në rrjetet e tyre sociale në InstaStory, pamje ku dallohej qartë se divani në të cilin ato po qëndronin ishte i njëjti.

    Gjithashtu, vihet re se dhe dritarja e shtëpisë ku ata kanë postuar foto është po e njëjta.

    Nëse këto detaje janë një rastësi apo jo mbetet për t’u parë dhe konfirmuar nga personazhet, të cilët bënë që të lindin këto dyshime.

    Ky nuk është rasti i parë që publiku ngre dyshimet në lidhje me konkurentët e këtij programi, pasi para disa ditësh u ngritën aludime edhe për ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Andin dhe Melisën, ku dyshimet u ngritën mbi të njëjtat ngjashmëri objektesh.

    Kujtojmë se Ana ka qenë një ndër konkurrentet e para të “Për’puthen”, por që produksioni u detyrua ta largonte atë nga programi pasi kishte thyer rregullat së bashku me Arjonin. Ishte ky i fundit që publikoi fotot e tyre në shtrat, të cilat bënë “xhiron e rrjetit”.

    Na mbetet vetëm të presim se çfarë fshihet pas këtyre dyshimeve në lidhje me Anën dhe Arsimin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!