×
  • Show Time
  • Show Time

    Skena që kopjoi Dafina Zeqiri nga këngëtarja e njohur

    Reporteri
    04 Prill 2020 | 23:26

    Këngëtarja Dafina Zeqiri, si thuajse të gjitha të tjerat në vendin tonë, influencohen shumë nga tregu i muzikës botërore.


    Edhe projektet që i pretendojmë si shumë origjinale, del të jenë plagjiaturë, të kenë diçka të kopjuar brenda, shkruan “Kosovarja”.

    Një listë e gjatë këngësh e videoklipesh të famshme, kanë dalë të jenë kopje. Pak aty e pak këtu dhe kështu ndërtohen produktet muzikorë në vend.

    E, produksionet, thonë se këngëtaret nuk i lënë ta zhvillojnë kreativitetin, pasi shkojnë me propozime të tipit: Këtë skenë e merr këtu, atë këtu, e kështu…

    Të gjithë e pëlqyen këngën dhe videoklipin e këngës “Vuj, vuj” të Dafina Zeqirit, por a ua merrte mendja që skena më interesante ishte e kopjuar nga “Lovely” e Billie Eilish?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!