Reperi i njohur shqiptar, Skerdi, është mjaft aktiv dhe ndan me ndjekësit vazhdimisht postime në rrjetet sociale.
Ai së fundmi ka publikuar një postim në InstaStory, me anë të të cilit inkurajon ndjekësit të kenë kujdes nga virusi COVID-19.
Krijuesi i hitit “Amelia” ka shtuar se duhet të kemi sa më shumë kujdes për veten dhe se duhet të marrim seriozisht virusin.
“Kujdesuni për veten. Merreni seriozisht këtë virus”, ka qenë mbishkrimi sipër imazhit.
Kjo pasi kohëve të fundit numri i rasteve pozitive apo të infektuarve me coronavirus është rritur mjaft shumë, duke u konsideruar si një valë e dytë e pandemisë.
Në Kosovë ndërkohë sot (e mërkurë) janë shënuar 733 raste të reja dhe katër të vdekur, ndërsa në Shqipëri u regjistruan 507 raste të reja dhe 11 të vdekur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.