×
  • Show Time
  • Show Time

    “Sonte dua të fle me ty”, banori i ri i BB VIP nis flirtimet, ja cilës nga vajzat i ka ‘vënë syrin’

    Reporteri
    06 Dhjetor 2021 | 22:43

    Claudio është një nga personazhet e rinj në shtëpinë e Big Brother Vip. Konkurrenti duket se ka një pëlqim për një nga vajzat e shtëpisë, me të cilën është parë disa herë edhe duke flirtuar, nga momenti që u bë pjesë e lojës.

    Të dielën mbrëma ai i ka kërkuar Sabianit të ndryshojnë vendet e krevatit pasi dëshiron të flejë pranë Antonelës.

    Kjo e fundit e ka marrë deklaratën me sportivitet, ndërkohë është ngacmuar nga Iliri dhe Sabiani në lidhje me deklaratën e Claudios.

    Claudio: Sabian bëhu gati të ndërrosh vend sonte.

    Antonela: Ja e tha, prandaj do të ndërrojë vend se do të ketë komshinj te krevati.

    Claudio: (Ilirit) Do ma dërrosh ti krevatin?

    Antonela: Dëshiron të flejë afër meje se sapo ma tha. Afër meje, jo me mua.

    Iliri: Të pëlqen Antonela ty?

    Claudio: Mua? Po më pëlqen.

    Antonela: Po i pëlqej si shoqe.

    Sabiani: Të pëlqen si shoqe?

    Iliri: Kujdes se këtu të gjithë si shoqe janë

    Antonela: Mos i dëgjo

    Sabiani: Kaq kanë këta afrohen pak, më shumë s’iau mban

    Ndërkohë, janë vënë re edhe flirtet e para mes të dyve në orët e mbrëmjes në oborr ku, Claudio dukej pak në siklet në prani të Antonelës.

    Claudio: Çfarë mund të jemi unë dhe ti?

    Antonela: Si çfarë mund të jemi unë dhe ti?

    Claudio: Possiamo essere aleati (Muns të jemi aleatë)?

    Antonela: Aleatë për çfarë?

    Claudio: Cfarë jemi ne?

    Antonela: Çfarë jemi sipas teje. Shokë!

    Claudio: Shokë është pak strano (e çuditshme)

    Antonela: Mendoj se je i turpshëm, por duhet të ta heq turpin. Jam munduar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!