×
  • Show Time
  • Show Time

    Sonte nata e parë gjysmëfinale e Eurovisionit, Shqipëria performon e para

    Reporteri
    10 Maj 2022 | 16:18

    Sonte mbahet nata e parë gjysmëfinale e festivalit evropian, “Eurovision Song Contest 2022”, i cili këtë vit mbahet në Turin të Italisë.

    Ronela Hajati do ta përfaqësojë Shqipërinë këtë vit me këngën “Sekret” dhe do të performojë sonte e para në renditje.

    Në naten e parë gjysmëfinale do performojnë 17 shtete.

    Faqja zyrtare e Eurovisionit në Instagram ka publikuar listën e vendeve që do dalin sonte në skenën madhështore të Eurovisionit.

    Më 12 maj mbahet nata e dytë gjysmëfinale. Finalja e madhe mbahet më 14 maj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!