×
  • Show Time
  • Show Time

    Sonte nga ballkonet në ora 20:00 do të ndezen qirinj për nder të Leze Qenës

    Reporteri
    25 Mars 2020 | 18:05

    Leze Qena ndërroi jetë në moshën 85 vjeçare mëngjesin e ditës së sotme.


    Leze Qena ka lënë pas një trashëgimi të pasur artistike, ndërsa veprat e saj do të kujtohen për breza me radhë.

    Ajo ka vdekur rreth orës 9:50 në kujdesin intenziv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Lajmi për vdekjen e Lezes ka tronditur mbarë opinionin, ndërsa shumë prej personazheve publike kanë shkruar telegrame ngushëllimi për familjen Qena.

    Sonte në orën 20:00 nga ballkonet e banesave, qytetarët do të ndezin qirinj në nder të Leze Qenës.

    “Unë do të ndez një qiri në ballkonin e banesës sime! Bashkohu edhe ti! Sonte prej orës 20:00. Pusho në paqe, Leze”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!