Ndaj një lajmi të rremë të shpërndarë në facebook, për mjekun Flamur Marku, ka reaguar sopranoja e njohur kosovare Arta Jashari.
Ajo thotë se nuk e ka njohur personalisht pulmologun nga Gjakova, deri kur sipas saj Marku i shpëtoi jetën e babit të saj të prekur me Coronavirus, shkruan Reporteri.net. Madje, shton se i shpëtoi edhe jetën e saj.
“Ky është Doktor Flamur Marku, Pulmologu qe e kam përmend vazhdimisht ne Media i cili e ka mjekuar dhe shpëtuar babin tim . Nuk e di se me çfarë informatash e me çka merreni a kush jeni , unë vetëm e di se ky person e ka shpëtuar babin tim”, ka shkruar ajo.
“Kurrë s’e kemi takuar me pare, kurrefar njoftesie s’kemi pas , thjesht ka qene tejet profesional dhe i kemi borxh tan jeten . 24 ore ne sherbim , kurre asnje minut te vetem nuk m’i ka vonuar keshillat dhe e ka monitoruar detajisht gjendjen e babit ; Tashme edhe timen. Turp!”, shton sopranoja e njohur.
Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, shkruan Reporteri.net.
E gjitha ndodhi vetëm pak ditë pasi u mirëprit angazhimi vullnetar i mjekut Flamur Marku në Spitalin e Gjakovës, për të ndihmuar bashkëvendësit e tij në përballjën me pandeminë COVID-19. /Reporteri.net/.